Sheiku Bin Abdulrahman Al-Thani ka pranuar se Paris
Saint-Germain është i interesuar për transferimin e Cristiano Ronaldos
dhe Jose Mourinhos.
Më herët drejtuesit e klubi francez i
kanë mohuar spekulimet se ata janë në kërkim të dyshes së Real Madridit,
por tash është bërë e qartë se parisienët i duan trajnerin dhe
superyllin portugez.
“Cristiano Ronaldo dhe Jose Mourinho janë padyshim objektiva për Paris Saint-Germainin”.
“PSG është një nga klubet më të mira në botë. Që nga dita e parë, qëllimi ynë ka qenë që ta fitojmë Ligën e Kampionëve”.
“Tashmë jemi një nga ekipet më të mira në Francë, ndërsa qëllimi ynë
është që dhe në Evropë të bëhemi një nga më të mirët”, ka deklaruar
Al-Thani për Canal Footbal
