Drejtori sportiv i Barcelonës, Andoni Zubizarreta, e ka
mbështetur David Villan në përpjekjet e tij për t’iu kthyer formës më të
mirë.
Sulmuesi spanjoll u inkuadrua në minutat e fundit të
ndeshjes ndaj Atletico Madridit dhe u prit me brohoritje nga tifozët,
ndërsa Zubizarreta beson se nëse i jepet mbështetje, ai do ta riktheje
lojtarin e dikurshëm.
“Publiku është shumë i mençur, ata e dinë kur lojtarët kanë nevojë
për duartrokitje. Ata kanë qenë me Villan, me Adrianon dhe të tjerët”.
“Villa na ka dhënë shumë dhe do të vazhdojë të na japë çfarë ka”, u ka thënë 51-vjeçari gazetarëve
