Mbrëmë kanë nisur netët live të spektaklit muzikor,“X Factor”, në
Shqipëri meqërast, 18 finalistët e këtij spektakli, kanë pasur rastin të
performojnë live para një audience të gjerë.
Momenti më kritik i mbrëmjes,siç ndodh çdo herë, ka qenë momenti i
eliminimit ku në, “show down” mbetën Ina dhe grupi Foxy Ladies, nga të
cilat, garën e la Ina e që ishte pjesë e grupit të kantautorit, Pandi
Laço.
Nga të gjithë anëtarët e jurisë, pesha më e madhe ra mbi Alban Skënderaj cili ishte në rrezik ti eliminohej grupi, Foxy Ladies.
Në momentin kur ai mori fjalën, publiku nuk pushoi së bëri ovacione
gjë që Albanin e irritoi paksa madje, mllefin e shkry në moderatoren e
spektaklit, Alketa Vejsiu.
“Mendoj që është puna jote ta ndalosh publikun”, iu drejtuar ai
Alketës e cila si duket u irritua nga kjo gjë dhe iu kundërvu këngëtarit
duke i thënë: “Mendoj se është punë e të gjithëve kjo gjë. Por, publiku
na ka përkrahur vazhdimisht dhe mendoj që duhet ti respektojmë në këtë
pikë”.
Nuk është hera e parë që këta të dy, “sulmohen” me fjalë ngaqë, edhe
në edicionin e kaluar të, “X Factor” ka pasur raste kur sidomos Albani,
është dukur se nuk e ka edhe aq në qejf Alketën
