Monday, January 28, 2013

Messi: Valdes më i miri në histori të klubit

Legjenda argjentinase, Lionel Messi, beson se Victor Valdes është portieri më i mirë që ka bartur ndonjëherë fanellën e Barcelonës.
 Futbollisti më i mirë në botë ka përshëndetur ashtu si tifozët portierin, i cili ka vendosur të mos rinovojë me klubin për të kërkuar një aventurë të re në karrierën e tij.
“Ai meriton gjithë duatrokitjet dhe madje edhe më shumë. Për mua, ai është portieri më i mirë në histori të këtij klubi”, ka theksuar Messi.