Thursday, January 31, 2013

Habitet policia australiane, vetura shfaqet sikurse një fantazmë në mes të rrugës - VIDEO

Çifti “skllav” i fast food-it ndryshon dietë, humbin 107 kg


Emma dhe Dylan Smith ishin të varur nga ‘ushqimi i shpejtë’. Çifti anglez nuk kishte asgjë tjetër në menynë e tyre përveç ushqimit të McDonald’s. Dhe duke parë fotografitë e tyre shohim se sa shumë e kanë ekzagjeruar.
Por një ditë ata u ndien “të detyruar” të linin sandviçët e tyre gjigantë për shkak të një udhëtimi së bashku me fëmijët e tyre.Pra stili tjetër i të ushqyerit, i cili ishte i shëndetshme bëri që ata të humbisnin shumë kilogramë. Emma ishte 168 dhe shkoi në 69 dhe Dilan nga 107 në 69 kilogramë. /Telegrafi/

As me 300 km/h nuk arrihet një Audi (Video)

Një video e publikuar në internet tregon një motoçiklist duke vozitur në autostradë deri në 300 kilometra në orë, mirëpo përkundër shpejtësisë së madhe, ai nuk mund ta arrijë një Audi që gjendet përpara.
“Gara” është zhvilluar në autostradën Augsburg – Munih, ndërsa motoçikleta Kawasaki Zx-10 ka mbetur shumë prapa veturës Audi, edhe pse arrinte shpejtësinë deri në 300 km/h. /Telegrafi/

Në arkën shtetërore të Zimbabvesë ka 217 dollarë


Njëri prej vendeve më të varfra dhe më të keq qeverisura në botë, Zimbabveja, në javën e kaluar kishte vetëm 217 dollarë në arkën e shtetit. Ministria e Financave ka njoftuar se pasi u pagua administrata, arka e shtetit në janar mbeti thuajse e boshatisur.
Megjithatë, ministria në fjalë ka sqaruar se në situatën aktuale, shteti nuk mund të quhet i falimentuar, por se është e qartë që nuk mund të përballojë shpenzimet për zgjedhjet e përgjithshme që duhet të mbahen gjatë këtij viti.
Disa vite më parë, Zimbabveja u përball me një hiperinflacion. Vendi i pasur me rezerva të shumta diamanti adresoi këtë problem duke i hequr shumë zero dollarit vendas, por problemet ekonomike, shkaktuar nga keqmanaxhimi, shpërdorimi dhe korrupsioni, mbeten kronike.
Presidenti i vendit jeton një jetë luksi dhe ka një pasuri që llogaritet në miliarda dollarë, ndërsa paga mesatare është një dollar amerikan në ditë dhe shumica dërrmuese e popullsisë janë të prekur direkt nga mungesa e ushqimit, ujit të pijshëm, shërbimit shëndetësor dhe arsimit.
Në këtë vend afrikan me 12.7 milionë banorë jetëgjatësia mesatare është 43 vjet për meshkujt dhe 44 për femrat. /Telegrafi/

Eci mbi litar në lartësi prej 60 metrash (Video)

Rekorderi botëror për ecje nëpër litar, Nik Wallenda, i ka mahnitur njerëzit kur është ngjitur në një lartësi prej 60 metrash dhe ka ecur nëpër litar pa rrip të sigurisë.
34-vjeçari, i cili e ka thyer gjashtë herë rekordin botëror të ecje nëpër litar, kësaj radhe ka ecur rreth 15 minuta... /Telegrafi/

Wednesday, January 30, 2013

Si reagoj Mourinho kur gaboj Ronaldo.?! (Video)

Nje reagim i vecant i J.Mourinhos i cili bere kur gaboi lojtari i tij per me shum ndiqeni videon./pritpak.blogspot.com 


Ja si duket shtëpia e David Beckham-it..?! (Video)

Ne nje intervis ku gazetart shkojne ne shtëpinë e David Beckham-it dhe ja kontrollojn gjith shtëpine duke filluar nga kuzhina se cfar ushqimi perdor dhe si pergadit ai.Per me shum ndiqeni videon e me poshtme per mos ti zbuluar gjitha sekretet e David Beckham-it./pritpak.blogspot.com