Tuesday, January 29, 2013

"Bomba" e Carboneros: Lojtarët nuk flasin me Mourinhon (VIDEO)


Sara Carbonero, e fejuara ekapitenit të Real Madrid IkerCasillas, ka lëshuar një "bombë" në vigjilje të "El Clasicos" së rradhës kundër Barcelonës. Gazetarja e njohur spanjolle ka deklaruar në një intervistë për një televizion spanjoll se gjëndja në kampin madrilen nuk është aspak e mirë.

Sipas Carboneros, JoseMourinho dhe lojtarët nuk komunikojnë me njëri-tjetrin duke rikthyer edhe një herë lajmin e "Marca-s" mbi ultimatumin që Casillas dhe Ramos i bënë Florentino Perezit mbi tekniku portugez: "O ne, o Mourinho".

"Klima brënda dhomave të zhveshjes nuk është aspak e mirë", deklaroiCarbonero për programin "La Jugada". Dhe duke qënë partnerja e kapitenitmadrilen kush më mirë se ajo mund ta dijë gjëndjen te "Los Blancos"?.../albeu.com/