Portieri i Real Madridit, Iker Casillas, ka thënë se secili
anëtar i klubit qëndron prapa trajnerit Jose Mourinho, edhe pse Los
Blancos i kanë humbur gjasat për titull.
“Të gjithë e mbështesin Mourinhon pa kurrfarë dyshimi”.
“Situata në të cilën gjendemi nuk është e favorshme. I humbën dy pikë
(në barazimin ndaj Espanyolit). Nuk bën të jemi kaq larg nga
Barcelona”.
“Tash duhet të vazhdojmë dhe të mendojmë për takimin ndaj Malagas, të
fitojmë dhe të regjistrojmë përsëri një triumf”, u ka thënë spanjolli
gazetarëve
