Monday, December 17, 2012

Henry nuk do të shkojë te Arsenali

Drejtori për futboll global i New York Red Bull-it, Gerard Houllier, e ka hedhur poshtë mundësinë e kalimit të sulmuesit të tyre, Thierry Henry, te Arsenali.

“Më duket e çuditshme se çfarë shkruajnë mediat. Nëse Arsene Wenger do të kishte nevojë për të, ai do të më kishte thirrur mua apo drejtorin sportiv, Andy Roxburgh, por këto janë të pavërteta”.
“Nuk mendoj se kjo nuk i konvenon asnjërës palë. Për më shumë, ai tani është bërë baba dhe mendoj se do të dëshirojë t’i shijojë pushimet me familjen”, ka thënë Houllier