Saturday, January 26, 2013

Si reagon peshkaqeni nese i pengon anija ne liqen (Video)


Një turist britanik është shndërruar në hero pas kurajës që kishte për t’u përleshur me një peshkaqen që po i afrohej një grupi fëmijësh në plazhet e Australisë.
Paul Marshallsea, 62 vjeç nga Uellsi, tregon se si ishte duke marrë rreze dielli buzë oqeanit, kur papritur dëgjoi britmat: “Peshkaqeni, Peshkaqeni”. Top-Channel njofton se kafsha, rreth 3.5 metra e gjatë, po notonte në ujëra të cekëta dhe ishte drejtuar në një zonë ku po bënin plazh një grup fëmijës.
Pa u menduar dy herë, uellsiani trim u hodh në ujë, kapi peshkaqenin prej bishti duke e tërhequr pas. Për pak minuta ai e mbajti të zënë atë, ndërsa persona të tjerë njoftuan rojën bregdetare.
Njëri prej tyre tha se turistët nuk duhej të përballeshin me peshkaqenët, por pranoi se 62-vjeçari uellsian kishte kryer një akt të jashtëzakonshëm, ndoshta duke shmangur një tragjedi