Saturday, January 26, 2013

Rrufeja godet aeroplanin, pasagjerët shikonin se si digjej motori - VIDEO

Një aeroplan i kompanisë "Turkish Airlines" është dashur që detyrimisht të aterojë një aeroportin e Izmirit, pasi që njëri nga motorët e aeroplanit ishte goditur nga rrufeja dhe është djegur, transmeton Albtime.
Kjo situatë krijoi panikë mes pasagjerëve, mirëpo piloti menjëherë ka aktivizuar pajisjen për fikjen e zjarrit dhe është detyruar që të lëshoj aeroplanin.
Gjatë incidentit për fat të mirë askush nuk mbeti i lënduar, mirëpo kjo situatë është filmuar nga një udhëtar dhe menjëherë është publikuar në internet.