Tuesday, January 29, 2013

Kumanovë: Kapet hajni që plaçkiste besimtarët duke dalur nga xhamia


Sot afër orës 13 në afërsi të xhamisë së qytetit në Kumanovë, u arrestua një hajn që operonte në Kumanovë.
Sipas informatave që siguron albtime, hajni ishte i njohur për organet e rendit, edhe ishte në kërkim.
I njëjti çdo të premte përcjellte besimtarët që dilnin nga xhamia dhe kryesisht i detektonte më të vjetrit që më pas t’ua gjejë momentin dhe t’i plaçkisë.Sot, i njëjti po përcjellte një person dhe në momentin kur dëshiroi të fus dorën ne xhep, i njëjti e hetoi dhe tentoi që ta mbajë dhe thërriti për ndihmë, por hajni, që ishte i moshës 30-35 vjeçare, arriti që t’i ikë, por për fat të mirë në afërsi qëlloi një inspektor i policisë që iu lëshua pas deri se a zyri.
“Ishte një ndjekje si nëpër filma”, thotë M.V.Siç merret vesh, hajni ishte me origjinë nga Tetova, i kërkuar nga policia, kurse në Kumanovë operonte çdo të premte. Dyshohet se i njëjti disa herë ka plaçkitur disa besimtarë që dilnin nga xhamia