Tuesday, January 29, 2013

Ibrahimoviç "poshtërohet" nga mbrojtësi (VIDEO)

Me karakterin që ka vështirë ta ketë pritur mirë. Dhe Zlatan Ibrahimoviç kundërpërgjigjet me një të qeshur "nordike" pasi e pa topin ti kalonte mes këmbëve. Për herë të parë, bomberi suedez e pa veten të poshtëruar nga një kundërshtar, mbi të gjitha një mbrojtës në ndeshjen e fundit kundër Lille.

Ishte Aurelien Chedjou, lojtari që provoi më të vështirën kundër gjigandit të Paris Saint Germain duke i dhënë një leksion të mirë, që do ta kishte zili edhe vetë Ibrahimoviç. /albeu.com/