Saturday, January 26, 2013

Zyrtare: Diego Lopez portier i Realit

Me të marrë konfirmimin se Iker Casillas do të mungojë tre muaj, klubi mbretëror spanjoll Real Madrid ka konfirmuar transferimin e portierit të Sevillas, Diego Lopez.
Real Madridi do të paguajë plot 4 milionë euro për portierin që është produkt i akademisë së Realit, i cili ka mbrojtur më parë edhe ngjyrat e Villarrealit.
Lajmin e ka konfirmuar sportivja madrilene Marca, e cila thotë se detajet kontraktuale do të përcaktohen së shpejti dhe edhe klubi do ta konfirmojë transferin edhe në faqen zyrtare. Njoftimet e fundit thonë se edhe televizioni i Real Madridit e ka konfirmuar transferimin e Lopez.
Real Madridi ballafaqohet me një periudhë kruciale me tri ndeshje ndaj Barcelonës dhe dy ndaj Manchester Unitedit në horizont, në një moment ku vetëm Copa del Rey dhe Liga e Kampionëve duken të kapshme.
Me këtë transferim vërtetohet se Jose Mourinho nuk ka besim në Antonio Adanin dhe se i është dashur një portier më kualitativ.