Xhandarmëria serbe futet në territorin e Kosovës (Video)
xhandarmërisë serbe kanë kaluar të enjten Portën numër 1 të kufirit Kosovë-Serbi dhe kanë hyrë qindra metra në brendi të territorit kosovar. Dëshmitarë të rastit i kanë thënë gazetës se ata kanë qëndruar për disa orë në territorin e Kosovës. Gjatë kohës sa ky njësit elitë i policisë serbe ka qëndruar në territorin e Kosovës, në fshatin Rudar, që gjendet afër Mitrovicës, një grup biznesmenësh serbë kanë bllokuar rrugën magjistrale dhe kanë kërcënuar se do të rrënojnë Portën 1, për shkak të marrëveshjes së dy kryeministrave që të paguhen taksa doganore edhe për mallrat që hyjnë nga portat kufitare që lidhin veriun e Kosovës me Serbinë.