Monday, January 28, 2013

Xavi ka frikë nga Reali..?!

Mesfushori i Barcelonës, maestro Xavi, ka deklaruar se Real Madridi është skuadra më e rrezikshme dhe më e paparashikueshme në botë, duke mos qenë në gjendje të parashikojë epilogun e El Clasicos që zhvillohet të mërkurën. “Këto ndeshje janë gjithmonë të paparashikueshme. Ne jemi në formë shumë të mirë, por mund të ndodhë e papritura në futboll dhe sidomos ndaj Real Madridit”. “Atyre do t’u mungojnë lojtarë të rëndësishëm, por Real Madridi është Real Madridi dhe ata do të luajnë mirë. Jam i sigurtë për këtë. Përkundër situatës së tyre aktuale, ata janë shumë, shumë të rrezikshëm”, ka deklaruar Xavi. Reali e pret Barcelonën në ndeshjen e parë të Kupës së Mbretit të mërkurën me fillim nga ora 21:00