Friday, January 25, 2013

Ndërtesa e përfshirë nga flakët ngrinë nga akulli…! (video)


Me një incident shumë të rrallë u desh të përballje shërbimi i zjarrfikësve të Çikagos.
Një ndërtesë e madhe që përdorej si magazinë druri, ishte përfshirë nga flakët. Gati një e treta e zjarrfikësve dhe automjetet përkatëse arritën në vendngjarje dhe ia nisën nga puna…
Pra filluan të hidhnin ujë në ndërtesë për të shuar zjarrin.Por shumë shpjet kuptuan se uji ngrinte menjëherë, pasi në shtetet perëndimore të SHBA-ve e sidomos në Çikago, mbizotëronte acar shumë i ashpër!
Në momentin kur zjarrfikësit po mundoheshin të vinin nën kontroll flakët, temperatura shënonte -21 gradë celsius, për pasoj uji që dilte nga makineritë e zjarrfikësve të ngrinte.
Ndërkohë zjarrfikësit ndaluan tentativat e tyre për të fikur zjarrin, kur panë se ndërtesa u mbulua e tëra nga akulli dhe rrezikonte të shembej.
Deri më tani shkaqet e zjarrit vijon të mbetet të panjohura./alb-observer.com/
Për më shumë nga kjo çuditi mund të shikoni në videon në vijim: