Friday, January 25, 2013

Miza “mistrece” që shqetësoi njëriun më të fuqishëm të botës (Video)

Edhe në Shtëpinë e Bardhë ka miza dhe jo miza dosido por nga ato ‘mistrecet’ që shqetësojnë edhe presidentin Obama. Kështu miza në fjalë, i humbi qetësinë njëriut më të fuqishëm të botës, ndërkohë që po shpallte personat e emëruar për të drejtuar Komisionin e Sigurisë dhe Shkëmbimeve “Ky djalosh po më shqetëson mua”, u shpreh Obama ndërkohë që miza po I vinte vërdallë.Incidente të tilla me mizat Obama ka pasur edhe më parë. Kështu, në vitin 2009, ai po jepte një intervistë për CNBC kur u detyrua të mbyste një mizë. Një kameraman fiksoi mizën e mbytur, ndërkohë që në sallë pati duartrokitje dhe përgëzime. Edhe gjatë një seti fotografik në Ajova, në vitin 2008 ai u bë preh e një sulmi mizash./alb-observer.com/