Thursday, December 13, 2012

Largohen Kaka dhe Casillas nga Reali, vijnë Falcao dhe Neymar?

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, është duke shqyrtuar një spastrim masiv të skuadrës për verën e ardhshme, me shtatë lojtarë që pritet të largohen nga klubi.
Marca shkruan se Perez është tejet i zemëruar në ekipin e tij, për shakk të formës së dobët që po kalojnë mbretërit, ndërsa tani është i vendosur që të bëjë edhe transfere sensacionale për të cilat ai dhe njihet nga e kaluara.
Lojtarët që pritet të largohen pritet të jenë emra të mëdhenj që kanë zhgënjyer presidentin dhe nuk kanë treguar formë të lartë, apo ishin të padisiplinuar.
Plani i Florentinos është që me një pjesë të parave të fituara nga shitja e lojtarëve gjatë verës të transferohen dy supersulmuesit, Radamel Falcao dhe Neymar, që së bashku kushtojnë 170 milionë eur